Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën e SHBA për armëpushim në Gaza

10 Qershor 2024 | 22:23

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza, të hartuar nga SHBA, që synon ndalimin për tetë muaj të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit.

Sipas mediave të huaja, Rezoluta u miratua me 14 vota pro, një abstenim nga Rusia dhe asnjë votë kundër.

Marrëveshja e propozuar nga Joe Biden në fund të majit, do të ndodhte në tre faza. Faza e parë e marrëveshjes do të ishte një armëpushim gjashtëjavor, e dyta kthimi i pengjeve të mbetura nga Gaza dhe e treta dhe e fundit, një plan rindërtimi për Gazën.

Rezoluta e KS i bën thirrje Hamasit të pranojë planin trefazor dhe i kërkon Izraelit dhe grupit militant që “të zbatojnë plotësisht kushtet e tij pa vonesë dhe pa kushte”.

Është rezoluta e parë e miratuar nga këshilli që mbështet një plan specifik armëpushimi. Në mars, KS i OKB-së votoi në favor të një armëpushimi të menjëhershëm në konflikt.

Kujtojmë se gjatë luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, me mijëra civilë kanë humbur jetën, të cilët janë kryesisht nga radhët e palestinezëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026