Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Shpëtimi i pengjeve izraelite vrau 274 palestinezë
Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi thotë se një sulm izraelit në një kamp refugjatësh, që çoi në shpëtimin e katër pengjeve, vrau 274 njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe civilë të tjerë.
Sipas mediave të huaja, të shtunën, forcat izraelite, të mbështetura nga sulmet ajrore, zhvilluan beteja intensive me armë me Hamasin rreth kampit të refugjatëve Nuseirat, duke liruar robërit e marrë peng.
Noa Argamani, 26 vjeç, Almog Meir Jan, 22 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 41 vjeç, të cilët u rrëmbyen nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor, janë kthyer në Izrael.
Ushtria izraelite ka vlerësuar se më pak se 100 njerëz vdiqën në operacion.
Por shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, nëse konfirmohen, do ta bëjnë atë një nga ditët më vdekjeprurëse të konfliktit deri më tani.
Njerëzit që jetojnë në zonën me popullsi të dendur kanë përshkruar terrorin e të qënit nën bombardime intensive dhe të shtënave me armë zjarri.
Një burrë, Abdel Salam Darwish, i tha BBC-së se ishte në një treg duke blerë perime kur dëgjoi avionë luftarakë nga lart dhe zhurmën e armëve.
“Më pas, trupat e njerëzve ishin copë-copë, të shpërndara nëpër rrugë dhe gjaku i njollosi muret”, tha ai.
Kthimi i pengjeve në familjet e tyre ka ndezur festime në Izrael dhe liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, e kanë mirëpritur lajmin për lirimin e tyre.
Por ka pasur kritika në rritje për koston vdekjeprurëse të operacionit brenda Gazës, me shefin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që e dënoi sulmin “me termat më të fortë”.
“Raportet nga Gaza për një tjetër masakër të civilëve janë të tmerrshme,” shkroi ai në ‘X’.
Një ministër izraelit tha se në vend që të dënonte Hamasin për fshehjen pas civilëve, BE-ja e kishte dënuar Izraelin për shpëtimin e qytetarëve të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë