Ambasadori i SHBA: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës

11 Qershor 2024 | 11:52

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai.

Duke folur në një panel të samitit “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë, Hovenier theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.

Dy vendet janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie.

Hovenier theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me një deklaratë – të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska – në të cilën Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur demokratik dhe kjo nuk mund të diskutohet”, tha Hovenier, shkruan REL.

Të njëjtën gjë ai e tha edhe një ditë më herët, duke kujtuar se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se ajo do të mbetet prapa këtij qëndrimi “me krenari”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë

Fermerët në Kosovë kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht...
19:16 | 06/07/2026

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka publikuar pamje nga ceremonia e promovimit të një pulle përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në...
15:40 | 06/07/2026

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pastori Mark Burns, po qëndron për vizitë në Manastirin e Deçanit –...
15:14 | 06/07/2026