Radikalët francezë në zgjedhje, Le Pen: Unë drejt Presidencës, Bardella kryeministër

11 Qershor 2024 | 16:10

Kryetarja e Bashkimit Kombëtar, Marine Le Pen thotë se Jordan Bardella do të jetë kryeministri i Francës nëse e djathta ekstreme fiton mjaftueshëm vota në zgjedhjet e ardhshme, të shpallura para kohe nga presidenti Emmanuel Macron, pas performancës së dobët në zgjedhjet euro-parlamentare.

“Mendoj se kemi një shans historik për t’i lejuar grupit tonë ta kthejë Francën në shinat e duhura. Për këtë duhet të mblidhemi së bashku”, tha Le Pen.

Liderja e rëndësishme politike e bëri njoftimin në një televizion francez.

Sinkron Marine Le Pen, kryetare e Bashkimit Kombëtar, Francë:

“Unë jam një grua që e mban fjalën. U kam thënë gjithmonë francezëve se unë dhe Bardella po punojmë si një dyshe ekzekutive, për të përmbushur më së miri detyrat që na kanë ngarkuar qytetarët. Unë drejt Presidencës, ai drejt Kryeministrisë”.

28-vjeçari Bardella konsiderohet një yll në ngjitje në partinë anti-emigracion dhe një kërcënim ndaj presidencës së Emmanuel Macron.

Lideri i qendrës njoftoi se do të shkrijë Asamblenë Kombëtare Francezë dhe do të shpallë zgjedhjet e parakohshme, të planifikuara për në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, si pasojë e disfatës në procesin euro-parlamentar.

Partia “Rilindja” e Macron mori vetëm 15% të votave, ndërsa Bashkimi Kombëtar i Le Pen dhe Bardella u ngrit në 30 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026