Biznesi i huaj sjell 1.5 mld €, të dytët në rajon për investime

11 Qershor 2024 | 16:36

Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë ato ishin 354 milion euro, me rritje 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga të dhënat në vite, fluksi i parave nga bizneset jashtë vendit, ka pësuar rritje të vazhdueshme, duke arritur në rreth 1.5 miliardë euro vitin e kaluar. Kundrejt një viti më parë, investimet e huaja janë rritur me rreth 120 milionë euro, ndërsa kundrejt vitit 2019, rritja është rreth 500 milionë euro.

Të huajt po blejnë prona në Shqipëri, kryesisht në zonën e bregdetit, dhe kjo e bën sektorin e pasurive të paluajtshme më tërheqësin për momentin, ku afro 1 në 5 lekë qarkullon aty. Më tej, në vend të dytë është industria nxjerrëse, pasuar nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit.

Të dhënat tregojnë se Holanda po kryeson investimet e huaja direkte në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Investimet nga ky vend përbëjnë 16% të totalit, pasuar nga Kanadaja me 13% dhe Italia me 11%.

Dominimi i Holandës në renditjen e investitorëve të huaj lidhet faktin se ky shtet sjell kompani të regjistruara në offshore, me taksa më të favorshme dhe aksionerë që mbeten konfidenciale.

Me 1.5 miliardë euro investime vjetore, ne renditemi të dytët në rajon, pas Serbisë e cila thith çdo vit 4.6 mld euro investime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026