Franca ‘blindohet’ për Olimpiket, policia simulon sulme terroriste
Policia kombëtare e Spanjës dhe ajo e Francës iu përgjigjën një sulmi terrorist të simuluar në prag të Lojërave Olimpike që zhvillohen në korrik në Paris.
Stërvitja nisi në lokalitetin Bajon të Francës, ku agresorët simuluan një sulm përpara se të arratiseshin në San Sebastian të Spanjës, ku morën disa pengje.
Njësitë policore aktivizuan gjithashtu protokollet për menaxhimin e incidenteve të tilla gjatë stërvitjes speciale, që synonin përforcimin e kapaciteteve reaguese.
Qeveria franceze po përdor rreth 20 mijë ushtarë dhe mbi 40 mijë oficerë policie për të garantuar sigurinë gjatë lojërave.
Gjithashtu, ato do të kenë mbështetjen e rreth 2 mijë trupave dhe agjentëve nga vende të tjera.
Krahas rrezikut për sulme terroriste fizike, autoritetet druhen se Lojërat mund të bien pre e sulmeve kibernetike, të cilat mund të shkaktojnë panik dhe ngatërresa gjatë eventit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta