Lojërat Olimpike në rrezik, Macron paralajmëron ndryshimin e ceremonisë hapëse
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ceremonia për hapjen e Lojërave Olimpike pranë lumit të Senës mund të zhvendoset në “Stadiumin e Francës”, nëse kërcënimi për sigurinë është i lartë. Franca është në nivel të lartë alarmi në prag të eventit sportiv, që pritet të tërheqë miliona vizitorë në vend.
“Ka një operacion sigurie të paprecedent. Franca nuk ka angazhuar kurrë kaq shumë burime për sigurinë. Kam besim se forcat e rendit të vendit tonë do të garantojnë sigurinë e lojërave”, tha Tony Estanguet, president i komitetit organizativ.
Për të kufizuar rreziqet, organizatorët mund të shkurtojnë edhe itinerarin e paradës pranë Senës. Ata kishin planifikuar një ceremoni madhështore për më 26 korrik, por shqetësimet logjistike dhe ato të sigurisë kanë çuar qeverinë që të reduktojë planet e saj.
Numri i spektatorëve u reduktua dhe po ashtu turistëve nuk do t’u jepet akses i lirë për të ndjekur ceremoninë, e cila do të mund të shihet vetëm me ftesë.
Ndërkohë, flaka olimpike që digjet përgjatë Lojërave do të ndizet në një ceremoni të martën në Olimp të Greqisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë