Spahiu: Presidenti Macron e konsideron Ramën, si partnerin kyç në Ballkan
Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Paris, ku ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ai theksoi në një intervistë për Euronews Albania se Franca e konsideron Shqipërinë, kryeqendrën e Ballkanit Perëndimor.
Mes tjerash, Spahiu tha se Franca po konsiderohet si një nga mbështetësit dhe avokatët kryesorë të çështjes shqiptare.
“Deduksioni i të gjithë kësaj panorame është se Franca e konsideron Shqipërinë, kryeqendrën e Ballkanit Perëndimor, një nga vendet më skeptike për rolin politik të Shqipërisë. Është i përafruar shumë pozicionit të Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA. Nëse kemi pasur një vend, i cili na shikonte me skepticizëm apo mbante një lloj distance për shkak të turbelancave që kemi pasur me ta, mendoj se Parisi e konsideron Tiranën kryeqytetin e Ballkanit Perëndimor, për shkak të Rëndësisë Gjeopolitike ushtarake dhe për shkak të rreshtimit të Shqipërisë si çelësi i stabilitetit politik etnik.
Franca dhe Macron ka një pozicion të qartë me Ramën. Mendoj se Macron ka pasur rezervat e veta ndaj Tiranës dhe qeverisë shqiptare, por tashmë ka një afërsi shumë të fortë. Mendoj se Franca po konsiderohet si një nga mbështetësit dhe avokatët kryesorë të çështjes shqiptare. Mos të harrojmë se dhe projekti për zgjidhjen e dialogut Kosovë- Serbi ka emrin franco-gjermanë. Macron është një nga negociatorët kryesorë për të shuar debatet dhe tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë