“Ndërhyrjet estetike dhe lobimi në SHBA”- Zbulohen arsyet pse Meta u thirr në SPAK

13 Qershor 2024 | 11:12

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me thirrjen në SPAK këtë të enjte të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Demushi zbuloi se Meta po merret në pyetje nga prokurori Sotir Kllapi, i cili është prokurori që po heton shpenzimet e ndërhyrjeve estetike të anëtarëve të familjes Meta, por dhe lobimin në SHBA të bërë nga ish-LSI-ja.

Këto dy hetime sipas gazetares janë bashkuar në një dosje të vetme, ku organi i akuzës po shkon drejt përfundimit të hetimeve dhe kalimit në gjykatë të çështjes.

“Ilir Meta ndodhet në Prokurorinë e Posaçme ku është duke u marrë në pyetje nga prokurori Sotir Kllapi, bëhet fjalë për të njëjtin prokuror që 1 ditë më parë ka marrë për 5 orë në pyetje ditën e djeshme, Monika Kryemadhin. Çështjet për të cilat Meta është thirrur pranë organit të akuzës janë shpenzimet e padeklaruara për ndërhyrjet estetike si dhe çështja për lobimin në SHBA të cilat janë bashkuar në një hetim. Kujtojmë se Meta është thirrur dhe dy herë të tjera në SPAK për hetimet në lidhje me aferën CEZ/DIA.”, tha Demushi.

Në kuadër të këtyre hetimeve në prill 2024, SPAK mori në pyetje dhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

E ëma e deputetes së Partisë së Lirisë pranoi asokohe se ishte në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me pasurinë e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026