Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

13 Qershor 2024 | 19:15

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nënkupton normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën por jo edhe njohjen “de jure” të saj.

Në një intervistë me të përjavshmen beogradase, NIN, ambasadori Hill tha se “evropianët po kërkojnë atë që po kërkojnë, e ajo është normalizimi”.

“Ata duan paqe dhe siguri në rajon, sigurisht edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku kufijtë nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë, kufij që bashkojnë realisht dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se çfarë po themi në të vërtetë këtu për të ardhmen dhe si do të duket jeta e njerëzve. Dhe kjo është arsyeja pse unë do të doja të shihja shumë më tepër përparim në planin e normalizimit dhe është e qartë se BE-ja e ka këtë parasysh gjithashtu”, tha ambasadori Hill.

Vitin e kaluar Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ranë dakord në Bruksel dhe në Ohër për një marrëveshje normalizimi, që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, po kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës, cka është konsideruar njohje de fakto por jo de jure. Marrëveshja kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese si dhe të përmbushin të gjitha marrëveshjet arritura më parë mes tyre.

Me 22 prill, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan ndryshimet në kapitullin e 35 të negociatave të anëtarësimit të Serbisë, duke i bërë pjesë të tij detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026