Anulon shfaqjen grupi britanik, protestë ndaj qeverisë në Gjeorgji

13 Qershor 2024 | 20:34

‘Massive Attack’ kanë anuluar një nga shfaqjet e tyre të ardhshme në Gjeorgji, në shenjë proteste ndaj “sulmit të qeverisë ndaj të drejtave themelore të njeriut”.

Grupi britanik do të performonte në 28 korrik në Black Sea Arena, në veri të Batumit, qyteti i dytë më i madh i vendit.

Robert Del Naja publikoi një mesazh në rrjetet sociale të grupit për të njoftuar se vendimi i tyre u mor për të protestuar kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga qeveria gjeorgjiane.

Njoftimi vjen pasi mijëra demonstrues dolën në rrugët e Gjeorgjisë kohët e fundit, duke protestuar kundër një ligji të miratuar nga parlamenti që rregullon median dhe OJQ-të, i cili për shumë i bën jehonë legjislacionit të ngjashëm në Rusi.

‘Massive Attack’ kanë qenë gjithmonë të zëshëm për bindjet e tyre politike dhe sociale, dhe së fundmi kanë përsëritur mbështetjen e tyre për Palestinën.

Ata kanë mbështetur gjithashtu artistët e shumtë muzikorë që janë larguar nga festivalet në Mbretërinë e Bashkuar si The Great Escape ose Latitude, për shkak të lidhjeve të festivaleve me sponsorë të lidhur me Izraelin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026