Kryeministri gjeorgjian kërkon të rishikohen marrëdhëniet me SHBA-në

1 Qershor 2024 | 11:03

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Kobakhidze, bëri thirrje të premten që të rishikohen marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Uashingtoni ndërmori masa ndëshkuese ndaj Tbilisit për shkak të miratimit të ligjit për “agjentët e huaj”.

“Marrëdhëniet Gjeorgji-Amerikë duhet të rishikohen vërtet. Do ta diskutojmë këtë me ambasadorin”, tha Kobakhidze, sipas agjencisë ruse të lajmeve, RIA Novosti.

Kryeministri gjeorgjian tha se marrëdhëniet me Uashingtonin u dëmtuan gjatë mandatit të ambasadorit të kaluar, për shkak se ai kishte bërë thirrje për ndryshime të shpejta dhe të dukshme politike, shkruan rel.

Parlamenti i Gjeorgjisë – i kontrolluar nga partia Ëndrra Gjeorgjiane e kryeministrit – e miratoi ligjin, i cili u kërkon organizatave që e marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga vendet e jashtme, të regjistrohen si agjentë të ndikimit të huaj.

Ky ligj ka nxitur protesta shumë të mëdha nëpër rrugët e Tbilisit.

Kundërshtarët e këtij ligji thonë se ai është autoritar dhe është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm në Rusi.

Bashkimi Evropian thotë se ky ligj ia rrezikon Gjeorgjisë rrugën drejt integrimit në bllokun 27-anëtarësh.

Këtë javë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vendosi regjim vizash dhe tha se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet.

Ai tha se ligji për “agjentët e huaj” do ta “shkelë të drejtën për liri të shprehjes” dhe se do ta pengojë punën e organizatave të pavarura të mediave.

Qeveria e Kobakhidzes thotë se ligji do ta promovojë transparencën dhe se do ta ruajë sovranitetin kundër, siç thotë ai, një përpjekjeje në Perëndim për ta futur Gjeorgjinë në konfrontim me Rusinë.

Presidentja gjeorgjiane e kishte përdorur veton kundër këtij ligji, por Parlamenti gjeorgjian ia rrëzoi atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026