Ndërmjetësuesit vazhdojnë përpjekjet arritjen e armëpushimit në Gazë
Shtetet e Bashkuara po punojnë për të “shënuar përparim” për arritjen e një armëpushimi në Gazë, pasi Hamasi iu përgjigj një propozimi që parashikon disa faza, duke kërkuar ndryshime.
Jake Sullivan, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë u tha gazetarëve të enjten se disa ndryshime që ka kërkuar Hamasi janë “të thjeshta dhe të vogla” dhe se mbi to mund të punohet, ndrësa disa të tjera nuk janë “në përputhje” me parashikimet për të cilat dha hollësi Presidenti Joe Biden apo ato që janë të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,
Zoti Sullivan tregoi kujdes të theksonte se për shkak të natyrës së negociatave, të cilat përfshijnë bisedime jo të drejtpërdrejta me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, kërkohet kohë për të shënuar përparim.
“Ne do të punojmë me Katarin dhe Egjiptin, Katari dhe Egjipti do të punojnë me Hamasin. Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Izraelin. Synimi është të përpiqemi të arrijmë një përfundim sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha ai gazetarëve.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se propozimi i armëpushimit është një propozim izraelit dhe zoti Sullivan tha të enjten se “pas planit” qëndrojnë izraelitët.
Ai hodhi poshtë zërat se Izraeli nuk është i angazhuar plotësisht ndaj propozimit për armëpushim. Presidenti Joe Biden e bëri publik planin në fund të majit në Shtëpinë e Bardhë.
“Izraeli vetë e ka paraqitur këtë propozim. Ai ka kohë që është mbi tryezë. Izraeli as nuk e ka kundërshtuar dhe as nuk është tërhequr prej tij”, tha zoti Sullivan në Itali, ku Presidenti Biden po merr pjesë në takimin vjetor të udhëheqësve të Grupit të Shtatëshes.
“Deri më sot ata qëndrojnë pas propozimit. Nuk mendoj se qëndrimi izraelit është kontradiktor,” shtoi zoti Sullivan.
Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se negociatorët po përpiqen të arrijnë marrëveshjen për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në Gaza.
Hamasi ka kërkuar disa ndryshime në propozimin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, disa prej të cilave zoti Blinken tha se mund të merreshin në konsideratë, por shtoi se disa të tjera ishin të parealizueshme. Hamasi thotë se “ndryshimet” e tij synojnë garantimin e një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta