Papa Françesku paralajmëron liderët për rreziqet nga inteligjenca artificiale

14 Qershor 2024 | 19:46

Papa Françesku u bë Papa i parë që iu drejtua një samiti të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7), duke paralajmëruar liderët botërorë se Inteligjenca Artificiale nuk duhet të lejohet kurrë të ketë epërsi mbi njerëzimin.

Papa tha Inteligjenca Artificiale përfaqëson një “transformim epokal” për njerëzimin, por theksoi nevojën për mbikëqyrje të ngushtë të teknologjisë gjithnjë në zhvillim, për të ruajtur jetën dhe dinjitetin njerëzor.

“Asnjë makineri nuk duhet të zgjedhë kurrë t’i marrë jetën qenies njerëzore,” tha ai derisa shtoi se njerëzit nuk duhet të lënë që algoritmat e superfuqishme të vendosin për fatin e tyre.

“Ne do ta dënonim njerëzimin për një të ardhme pa shpresë nëse do t’ua hiqnim njerëzve aftësinë për të marrë vendime për jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga zgjedhjet e makinerive”, paralajmëroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026