Eksploro Durrësin me motor, guidat e reja turistike tërheqin turistët
Me shtimin e numrit të turistëve, Durrësi po shton edhe shërbimet që po u ofron atyre që kanë zgjedhur qytetin bregdetar si destinacion për të kaluar pushimet e tyre verore.
Dhe risia e këtij sezoni veror, janë këta motorë me katër rrota.
Një “revolucion” i guidave turistike, që po sfidon guidat “tradicionale”, duke ofruar një mënyrë ndryshe, për të eksploruar thesaret e qytetit 3000-vjeçar.
“Kryesisht jemi në Durrës, organizojmë turin e Kallmit, që zgjat 90 minuta, Sektorin e Rinisë që zgjat 3-4 orë dhe “full day tour”, që është Kepi i Rodonit”, tha Xhersi Kurti, guidë turistike.
Nga rrugët urbane te plazhi, ullishtet dhe vreshtat, për turistët, “joshja” qëndron në sensin e aventurës, që këto ekspedita ngjallin.
“Ishte shumë qejf ky tur ‘off road’. Pluhuri, era nëpër flokë, ishte shumë qejf dhe tani si përfundim kjo pamje e mrekullueshme, e rekomandoj 100%.
Jam nga Norvegjia dhe kjo është hera e parë që vij këtu, jeni fantastikë”, tha një vajzë për Euronews Albania.
“Ne jemi një grup të rinjsh që vijmë nga Franca, është hera e parë që vizitojmë vendin tuaj. Na pëlqen shumë këtu dhe ky tur ishte fantastik. Mendoj që është një mënyrë e mirë, që ta njohim natyrën e vendit tuaj edhe duke eksploruar”, tha një tjetër vajzë.
Por cilët janë kryesisht adhuruesit e historisë, aventurës dhe adrenalinës?
“Është një target që fillojnë nga 20-22 deri në moshën 45 vjeç. Pjesa më e madhe janë të huaj. Në fundjavë mbizotërojnë shqiptarët, që vijnë për t’i provuar këto aventura, kurse gjatë javës ne punojmë më shumë me të huaj.
Kemi shumë grupe franceze, kemi grupe nga Anglia, Holanda, Norvegjia, polakë gjithashtu. Pra duket që turizmi po zhvillohet dhe nuk është më thjesht turizmi me polakë dhe çekë e italianë, që kanë mbizotëruar vjet, por po shohim pjesën tjetër të Europës, që po afrohet drejt Shqipërisë”, tha Xhesi Kurti, Guidë Turistike.
Në qendër të çdo ekspedite janë guidat e ekspertëve vendas, të njohur mirë me historinë dhe folklorin e Durrësit.
Ata rrëfejnë për turistët pjesëza të historisë së çdo vendi që vizitojnë, duke ofruar një përzierje të njohurive kulturore me hijeshinë natyrore të qytetit bregdetar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta