Lutje në rrënoja në Gaza, Kurban Bajrami, banorët festojnë mes urisë dhe varfërisë

16 Qershor 2024 | 12:50

Banorët e Gazës celebruan ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, duke u lutur mbi rrënojat e xhamive dhe shtëpive, të shkatërruara nga sulmet izraelite.

Si për të ruajtur traditën, disa prej tyre vizituan varret e familjarëve dhe të afërmve.

Lutjet për Kurban Bajramin predikojnë nevojën e ruajtjes dhe mbrojtjes së lidhjeve familjare, si dhe sjelljen e gëzimit tek jetimët dhe fëmijët prindërit e të cilëve janë vrarë gjatë luftës.

Por këtë vit, gëzimi dhe hareja mungonin. Ritet e festës, si blerja e rrobave të reja dhe ëmbëlsirave nuk ishte e mundur për shumë banorë të enklavës palestineze.

Edhe tradita kryesore, sakrifikimi i kafshëve, diçka e zakonshme për eventin mysliman, ishte thuajse e pamundur për shkak të çmimeve shumë të larta.

Tregtarët në tregun e gjësë së gjallë në veri të Gazës deklaruan se çmimet e kafshëve ishin rritur për shkak se shumë prej tyre kishin ngordhur, si pasojë e bombardimeve ose urisë. Për pasojë, këtë vit tregjet e gjësë së gjallë ishin të boshatisur.

Përveç këtyre, mbi 37 mijë e 200 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në tetor dhe më shumë se dyfishi i tyre janë plagosur.

Ndërkohë, në shumë vende të tjera islamike festa e rëndësishme do të celebrohet më 17 qershor.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026