Dita e tretë e Euro 2024, Anglia kundër Serbisë, Polonia sfidon Holandën

16 Qershor 2024 | 15:16

Euro 2024 vijon me përballje interesante edhe në ditën e tretë të tij, ku padyshim e gjithë vëmendje është tek 3 luanët, të cilët cilësohen dhe një ndër skuadrat favorite për të fituar trofeun. Skuadra e Gareth Southgate zbret në fushë ndaj Serbisë, përballje që në letër duket e lehtë, por në fushë llogaritë bëhen ndryshe. Përgatitjet kanë marrë fund, me britanikët të cilët vijnë tejet të motivuar në këtë duel.

Tekniku i 3 luanëve ka përpiluar dhe formacionin, ku në portë e nis Pickford, më pas Ëalker, Stones, Guehi, Trippier e Arnold. Rice, Saka, Bellingham, Foden dhe në majë të sulmit bomber i Bayernit Harry Kane. Kjo është përballje e parë mes dy skuadrave, të cilët nuk janë ndeshur asnjëherë me njëra-tjetrën më herët. Në grupin C, luhet dhe dueli tjetër ai mes Sllovenisë dhe Danimarkës, në orën 18.

Danezët janë më të avantazhuar në krahasim me kundërshtarin, të cilin e kanë mposhtu në 5 nga 6 duelet e luajtura, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim. Poloni-Holandë po ashtu pritet me shumë interes, me tulipanët që synojnë ta nisim mbarë, por dhe polakët, që edhe pse u kualifikuan nëpërmjet play-off, nuk duhen nënvlerësuar.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)

Të paktën 15 persona humbën jetën pasi një varke që transportonte turistë indianë u përmbys pranë një ishulli në Vietnamin jugor. Në bord ndodheshin gjithsej...
18:24 | 11/07/2026

Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin

Burime libaneze për Al Jazeera-kanë njoftuar këtë te shtunë se delegacione nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Libanit janë takuar për të hartuar një...
17:59 | 11/07/2026

Përmbytjet në Misuri, 200 persona të një kampi veror transportohen me helikopter në vende të sigurta

Reshje të rrëmbyeshme shiu dhe përmbytje goditën pjesë të Misurit të premten, duke detyruar evakuimin me helikopter të më shumë se 200 fëmijëve dhe stafit...
17:42 | 11/07/2026