Shqipëria në Europianin e Notit| Marrin pjesë 8 atletë, synohet olimpiada e Parisit
Lojërat olimpike janë synimi i çdo sportisti, teksa diçka të tillë synon të arrijë dhe kombëtarja shqiptare në not.
Aktualisht kuqezinjtë po marrin pjesë në europianin e notit që zhvillohet në Beograd, ku marrin pjesë 8 garues.
4 sportistë janë në garën për femra dhe 4 në garën për meshkuj, ndërsa ekipi drejtohet nga dy trajnerët Arian Fetishaj e Eduart Cane.
Kompeticioni është i një rëndësie të veçantë për faktin se 2 prej përfaqësuesve tanë do të sigurojnë biletën për në lojërat olimpike, të cilat nisin më 26 korrik dhe përfundojnë në 11 gusht, e mbahen në Paris.
Gresi Koxhaku u rendit i katërti në garën 50m stili flutur, ndërsa ishte shumë pranë vendit të tretë të cilin e mori rumuni Gergeli, ndërsa në vendi i parë i takon hungarezit Kos.
Kujtojmë se Koxhaku është një prej favoritëve për të marrë pjesë në lojërat olimpike, ndërsa përfaqësues do të ketë dhe nga ekipi i vajzave.
NË garë ishin dhe 3 garuesit e tjerë kuqezi, Dermishi, Xhemollari e Qarri, që dhanë maksimumin e tyre. Kampionati europian i notit është duke u zhvilluar në Beograd dhe mbyllet më 23 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta