U vendosën 90 milje pranë SHBA, anijet e marinës ruse largohen nga Kuba
Anijet e marinës ruse janë larguar sot nga kryeqyteti i Kubës, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Sipas mediave të huaja, një anije luftarake dhe një nëndetëse me energji bërthamore mbërritën në Havana javën e kaluar dhe pritej të niseshin sot për t’u larguar.
Ndërsa ardhja e tyre nuk u pa si një kërcënim nga Perëndimi, kjo masë u konsiderua si një shfaqje e forcës ruse mes tensioneve të rritura për shkak të luftës në Ukrainë.
Kujtojmë se një lëvizje e tillë është ndërmarrë edhe nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1962, e cila cilësohet si pika kulmore e Luftës së Ftohtë.
Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, tensionet mes SHBA dhe Rusisë kanë ardhur në rritje, me Perëndimin që e akuzon Moskën për nisjen e një lufte të paprovokuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara