Vritet kryebashkiaku i sapozgjedhur në Meksikë, po udhëtonte me autobus kur u qëllua
Kryebashkiaku i zgjedhur së fundmi Salvador Villalva Flores u vra në shtetin Guerrero të Meksikës jugore, thanë autoritetet lokale.
Salvador Villalva Flores fitoi zgjedhjet lokale më 2 qershor dhe u vendos të merrte postin e kryebashkiakut të Coppa, një qytet me rreth 4,000 banorë, në shtator.
Ai ishte në një autobus kur u qëllua për vdekje në kokë të hënën në qytetin e San Pedro las Playas, tha zyra e prokurorit të shtetit Guerrera, sipas AP.
“Kryebashkiaku i zgjedhur u nxor nga autobusi me të cilin po udhëtonte dhe u qëllua”, shkruan gazeta lokale.
Nuk u dhanë detaje shtesë, dhe shteti i Guerreros është selia e organizatave të shumta kriminale që luftojnë për kontrollin e territorit, raporton AP.
Të paktën 34 kandidatë politikë janë vrarë në të gjithë Meksikën përpara dhe pas zgjedhjeve të 2 qershorit, sipas grupit të të drejtave të njeriut Data Civica.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta