Heqja e masave për Kosovën, Kurti: Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë bërë që në dy ditët e fundit të kemi përgjigje dhe kundërpërgjigje nga zyrtarët e shtetit të Kosovës dhe ata të bashkimit Evropian për heqjen ose jo të tyre. Por ndryshe ka zgjedhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët gjatë pyetjes që i drejtuan për këtë çështje.
Kreu i ekzekutivit u përgjigj shkurt pyetjes nëse beson se BE do të heqë masat ndaj Kosovës.
“Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet”.
Të hënën zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.
“Do të bëhet në kohën që është e duhur për Përfaqësuesin e Lartë dhe shtetet anëtare dhe përmbajtjen do ta shohin dhe diskutojnë fillimisht shtetet anëtare dhe më pas të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo të ketë ndodhur ose kur kjo do të ndodhë, do t’i njoftojmë kolegët tanë në Kosovë se cili është rezultati. Pra nuk ka hapësirë dhe nuk shohim arsye për këto spekulime publike dhe njoftime nga aktorë të ndryshëm.”, tha gjatë një konference, të hënë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Kujtojmë që përgjigjet e Zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, erdhën pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se ka informacione që masat do të hiqen se shpejti. Stano theksoi se vendimi për masat do te merret pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ta ketë gati raportin.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta