Të paktën 550 pelegrinë të Haxhit humbën jetën për shkak të të nxehtit

19 Qershor 2024 | 08:57

Të paktën 550 pelegrinë myslimanë vdiqën gjatë Haxhit në Mekë për shkak të goditjes së të nxehtit dhe mijëra të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të kolapsit për shkak të temperaturave të larta, njoftoi sot televizioni amerikan ABC.

Të paktën 550 pelegrinë nga Egjipti, Jordania, Indonezia, Irani dhe Senegali vdiqën gjatë Haxhit të këtij viti, pasi temperaturat arritën më shumë se 50 gradë Celsius.

Mes viktimave janw të paktën 323 egjiptianë dhe 60 jordanezë, thanë dy diplomatë arabë.

Temperatura në Xhaminë e Madhe në Mekë arriti në 51.8 gradë të hënën, tha Qendra Kombëtare Meteorologjike Saudite.

Pelegrinazhi në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite është i detyrueshëm për të gjithë myslimanët që duhet të shkojnë në Haxh të paktën një herë nëse ua lejojnë kushtet shëndetësore dhe financiare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit

Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas...
09:35 | 25/06/2026

Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju

María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit. “Zemra ime, përqafimi im...
09:33 | 25/06/2026

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë...
09:32 | 25/06/2026