Hoxhë Dizdari: 6 mijë euro kushton udhëtimi i Haxhit nga Shqipëria në Mekë
Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe.
Ministria e Jashtme e Jordanisë ka thënë se 14 shtetas të saj kanë vdekur për shkak të valës së të nxehtit, dhe 17 të tjerë janë zhdukur.
Kryqi i Kuq iranian ka konfirmuar, po ashtu, që pesë pelegrinë iranianë kanë vdekur, por pa përmendur arsyet.
Hoxha Hajredin Dizdari tha për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albanian se udhëtimi i Haxhit nga Shqipëria në Mekë kushton 6 mijë euro.
“Çmimi për Haxhin këtë vit nga Shqipëria ka qenë rreth 6 mijë euro, në momentin që bëhet kjo pagesë përfshihet gjithçka në Haxh. Ka të bëjë me hotelin ku shkon, ushqimi që do hash, të gjitha shpenzimet janë të përfshira, edhe ato shëndetësore. Pagesa e Shqipërisë për Haxhin është pak më e ulët se në vende të tjera dhe kjo ka bërë që më shumë njerëz ta kryejnë atë. Për ata njerëz që nuk i kanë mundësitë financiare nuk duhet të ndihen keq se para Allahut nuk janë të obliguar në momentin që nuk i kanë mundësitë financiare”, tha hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje