VIDEO| Me thirrjet UÇK, UÇK! Tifozët shqiptarë pushtojnë rrugët e Hamburg
Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Një takim shumë i rëndësishëm i cili do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut që sërish pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin nga afër kuqezinjtë.
Tifozët shqiptarë të shumtë në numër me ngjyra të kombëtares dhe flamuj kuqezinj në duar kanë marshuar nëpër rrugët e Hamburgut duke brohoritur Shqipëri dhe UCK.
Ndeshja me Kroacinë që luhet në orën 15:00 është e dyta në fazën e grupeve për Kombëtaren shqiptare.
Aktualisht të dyja ekipet janë me zero pikë, ndërsa Italia dhe Spanja kanë secila nga 3 pikë.
Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta