Vizita në Korenë e Veriut, Putini i dhuron Kim makinë luksoze, kamë admirali dhe çaj
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, një makinë luksoze ruse Aurus, një kamë admirali dhe një set çaji.
Sipas mediave të huaja, lajmin e kanë raportuar media shtetërore ruse, duke cituar ndihmësin presidencial Yuri Ushakov.
Ushakov nuk foli për rëndësinë e këtij kombinimi të dhuratave, por tha se ato janë “të lidhura me imazhin” e presidentit rus.
Kjo nuk është hera e parë që Putin i ka dhuruar Kim një makinë Aurus. Ai për herë të fundit i ka dhuruar atij një limuzinë Aurus në shkurt, megjithëse nuk është e qartë se cilin model i ka dhuruar këtë herë.
Kujtojmë se prej ditës së djeshme Putin po viziton Korenë e Veriut, për herë të parë gjatë viteve të fundit.
Kjo vizitë është parë me shqetësim në Perëndim, të cilët pretendojnë se Koreja e Veriut furnizon me armë, municione dhe ushtarë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)