Putin pritet me nderime në Korenë e Veriut, Kim: Mbështesim pushtimin e Ukrainës
Kim Jong Un ka riafirmuar “mbështetjen e plotë” të tij dhe të Koresë së Veriut për pushtimin rus të Ukrainës.
Kim priti këtë të mërkurë Vladimir Putinin në Phenian në atë që është vizita e parë e presidentit rus pas 24 vjetësh.
Putin u prit me nderime të larta në Kore, me qytetarët që kishin pushtuar gjithë autostradën ku kaloi presidenti rus.
Vizita ka të ngjarë të riformojë marrëdhëniet midis dy kombeve në një kohë kur të dy vendet përballen me izolim ndërkombëtar.
Rusia është dënuar nga i gjithë Perëndimi për pushtimin e Ukrainës, megjithëse Kim i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë luftës që filloi në shkurt 2022.
Kim u citua nga agjencitë ruse të lajmeve duke u zotuar për “mbështetje dhe solidaritet të plotë të vendit të tij ndaj qeverisë, ushtrisë dhe popullit rus në kryerjen e operacionit special ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur sovranitetin, interesat e sigurisë dhe integritetin territorial”.
Ai gjithashtu përshëndeti “rolin dhe misionin e rëndësishëm të Rusisë në ruajtjen e stabilitetit dhe ekuilibrit strategjik në botë”.
“Situata në botë po përkeqësohet dhe po ndryshon me shpejtësi,” tha zoti Kim.
“Në këtë situatë ne synojmë të forcojmë ndërveprimin strategjik me Rusinë.”
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)