Gazetarja sulmon Silvinjon: Ti na bëre të ëndërrojmë
Gazetarja Enkeleida Zeko, i ftuar në Now me Erla Mëhillin ka komentuar ndeshjet e Kombëtraes Shqiptare në Kampionatin Europian deri më tani.
Ajo tha se trajneri duhet të marrë përgjegjësinë e tij pse Shqipëria ka humbur ndeshjen kundër Italisë dhe se vendimet e tij kanë ndikuar drejtpërdrejtë ne rezultatin e ndeshjeve.
Sipas saj Silvinjo duhet të japë shpjegime për zgjedhjet qe ka bërë dhe po bën.
“Trajneri nuk mund të flasi si gazetar, duhet të japi shpjegime për zgjedhjet që bën. Njëlloj la jashtë kombëtares tre lojtarë që kanë dhënë kontribut dhe përsëri nuk dha shpjegim. Bëri një ndeshje skandaloze me Italinë nuk dha shpjegime, vjen sot shthuret ekipi në pjesë të dytë nuk jep shpjegime. Vendimet e trajnerit kanë ndikuar drejtpërdrejtë tek rezultati” tha ajo.
Gjithashtu dhe gazetari Ervin Baku, ka kritika për zgjedhjet e trajnerit në ndeshjet e fundit.
“Silvinjo duhet të ishte një trajner shume herë më i mirë, si mund ta mbash në stol Hoxhën ai e di, si mund ta mbash në stol Brojën ai e di, si mund të hidhet në sulm daku vetëm për pak minuta ai e di. Nuk e kuptoj pse u kthye në mbrojtje në pjesën e dytë” tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta