Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

20 Qershor 2024 | 14:26

Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, do të kryesojë aleancën ushtarake të NATO-s për vitet e ardhshme pasi Jens Stoltenberg të japë dorëheqjen.

Rutte do të emërohet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s pasi Rumania ra dakord të mbështesë kandidaturën e tij.

Kryeministri holandez pritet të drejtojë NATO-n për disa vite të vështira, teksa aleanca transatlantike përpiqet të balancojë agresionin rus në Ukrainë.

Emërimi i tij u konfirmua pak përpara një samiti që do të mbahet në Uashington, më 9-11 korrik, duke shënuar 75 vjetorin e aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, ka qenë në këtë post që nga viti 2014 dhe me përfundimin e mandatit do të duhej të largohej vitin e kaluar.

Sapo të hyjë në detyrë, Rutte do të shërbejë një mandat prej të paktën katër vjetësh.

Për t’u emëruar ai duhej të përballej me kundërshtimin e Hungarisë Viktor Orbán, i cili është kudnër ndihmës ndaj Ukrainës.

Rutte i qetësoi këto shqetësime në një letër të dërguar më parë këtë javë , duke e sjellë atë një hap më pranë sigurimit të konsensusit të nevojshëm midis 32 anëtarëve të NATO-s.

Si shefi i NATO-s, Rutte përballet me një akt të vështirë balancimi, pasi anëtarët e aleancës kanë kërkuar të mbështesin Ukrainën e shkatërruar nga lufta, por pa provokuar një agresion të mëtejshëm rus.

Një kthesë e mëtejshme mund të vijë me zgjedhjet presidenciale në SHBA në muajin nëntor, pasi kandidati republikan Donald Trump është treguar kritik ndaj aleancës, madje duke i bërë thirrje Rusisë të pushtojë aleatët e supozuar që nuk investojnë në ushtritë e tyre.

Rutte ka udhëhequr Holandën që nga viti 2010, duke menaxhuar një sërë koalicionesh të ndërlikuara, por do të largohet më 2 korrik. Partia liberale e Rutte, VVD, do të jetë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof , pas zgjedhjeve të nëntorit që panë një rritje të mbështetjes për ekstremin e krahut të djathtë, Geert Ëilders.

Fundjavën e kaluar, Rutte mori pjesë në samitin e Ukrainës në Zvicër, nga i cili premtoi se Holanda do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në çdo mënyrë që të mundet.

“Për aq kohë sa duhet dhe me gjithë mbështetjen që është e nevojshme”, tha Rutte.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokurorët: Njollat ​​e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares

Njollat ​​e gjakut në objektet e gjetura nga ish-rezidenca e këngëtarit D4vd në Los Angeles dyshohey se janë të 14-vjeçares, Celeste Rivas Hernandez. Trupi i dekompozuar i...
08:14 | 24/07/2026

Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim

Irani hodhi poshtë të enjten një marrëveshje armëpushimi të SHBA-së, e cila iu paraqit Teheranit nga kryeministri irakian, raportoi The New York Times, duke cituar...
08:11 | 24/07/2026

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026