Mbahet mbledhja e komisionit antikorrupsion, opozita bojkoton sërish

21 Qershor 2024 | 11:13

Komisioni antikorrupsion ka zhvilluar të premten mbledhjen e radhës. Opozita vijon të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisionit të posaçëm antikorrupsion.

Kryetari Fatmir Xhafaj sërish iu ka bërë thirrje për të reflektuar dhe për t’u bashkuar në tryezën e diskutimeve.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë, por ky komision është mbështetur në disa rregulla, ndaj ne vihemi në dijeni me kërkesat e tyre për të marrë një vendimmarrje. Është një fazë përgatitore për të arritur atë që ne dëshirojmë, një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës”, tha Xhafaj.

Gjatë mbledhjes së sotme u vendos që institucionet e pavarura që u është dërguar shkresë duhet që deri në 30 qershor të propozojnë ekspertët që do të asistojnë në 3 nëngrupet e Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisja, Sundimi i Ligjit dhe Antikorrupsioni.

Ngritja e komisionit të posaçëm antikorrupsion u votua në Kuvend në seancën e 30 majit vetëm me votat e mazhorancës.

Komisioni i posaçëm për luftën kundër korrupsionit përbëhet nga 11 anëtarë, 6 anëtarë nga mazhoranca dhe 5 anëtarë nga opozita.

Opozita nuk e votoi dhe as e mbështeti ngritjen e këtij komisioni, për të cilën sic tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nuk iu është dhënë asnjë informacion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026