Shqipëria dhe i gjithë rajoni pa energji elektrike, bie sistemet e transmetimit
E gjithë Shqipëria ka pësuar një “black out” total, ku energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë vendin.
Të gjitha qytetet kanë përjetuar njëherazi një mungesë të energjisë, e cila zgjati për disa minuta.
Burime bëjnë se situata e pazakontë nuk ka përfshirë vetëm Shqipërinë por të gjithë rajonin.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se kanë rë sistemet e transmetimit në të gjithë rajonin, përfshirë Greqinë, Malin e Zi dhe Bosnjën.
Në një njoftim në facebook rrjeti i shpërndarjes së Malit të Zi bëri me dije se shkak është bërë një ndërprerje në rrjetin kombëtar të transmetimit dhe i gjithë vendin pësoi mungesë të energjisë elektrike.
“Për shkak të një ndërprerjeje në rrjetin e sistemit të transmetimit të energjisë malazeze, pothuajse e gjithë zona e Malit të Zi është pa energji elektrike”, njoftoi CEDIS në faqen zyrtare në Facebook.
Gjithashtu raportohet se energjia elektrike u shkëput në të gjithë Dalmacinë dhe në pjesën më të madhe të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Greqisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta