U zgjodh në krye të NATO-s, reagon për herë të parë Mark Rutte
Kryeministri holandez në ikje Mark Rutte ka deklaruar se ndihet i nderuar që tashme e ka të sigurt postin e kreut të ri të NATO-s.
Të enjten, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis u tërhoq nga gara për postin drejtues të aleancës ushtarake, duke lënë Rutte kandidatin e vetëm.
Konfirmimi i Rutte mund të bëhet në takimin e ambasadorëve të NATO-s në ditët e ardhshme, ose kur presidenti Joe Biden dhe homologët e NATO-s të takohen për samitin e Uashingtonit në korrik.
Pas njoftimit të tërheqjes së Iohannis, Rutte, i veshur me xhinse, këmishë të bardhë dhe syze dielli pozoi për selfie me njerëzit e mbledhur jashtë zyrës së tij, teksa merrte biçikletën e tij.
“Fillimisht nuk më interesonte, por me gjithë gjërat që po ndodhin në Ukrainë, destabiliteti në mbarë botën dhe disa njerëz që më thoshin se mund t’ia dilja, mendova se nuk mund të tërhiqesha. Natyrisht është një post shumë i rëndësishëm”, deklaroi Rutte.
Rutte është përballur me një seri skandalesh gjatë qeverisjes së Holandës. Ekzekutivi i tij i tretë dha dorëheqjen në fillim të vitit 2021 për shkak të një skandali për përfshirje në një hetim mbi pagesat për fëmijët, që gabimisht i nxori mijëra prindër si mashtrues.
Por pak muaj më vonë, Rutte u rikthye duke udhëhequr partinë e tij konservatore drejt fitores në zgjedhjet kombëtare dhe duke i dhënë jetë koalicionit të tij të katërt dhe të fundit, me të njëjtat parti që shkaktuan mbajtjen e zgjedhjeve.
Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik