Euro 2024| Austria mposht Poloninë me rezultatin 3-1
Austria ka arritur një fitore bindëse ditën e sotme me Poloninë, duke marrë një rezultat 3-1.
Përballja e sotme në Berlin ishte një ndjeshje e vlefshme për grupin D.
Austria e nisi mirë duke kaluar shumë shpejt në avantazh me anë të qendërmbrojtësit Trauner, i cili në minutën e 9-të realizoi gol me kokë, duke mposhtur portierin Szczesny.
Polakët përfituan nga një rrëmujë në zonë dhe realizuan golin e barazimit me anë të Piatek.
Në pjesën e dytë, sërish ishin austriakët, që dominuan lojën dhe ishin në kërkim të golit të avantazhit.
Në mesin e pjesës së dytë, austriakët shënuan me anë të Baumgatner. Vetëm 12 minuta më vonë, një gabim i portierit Szczesny, bëri që arbitri turk Meler të jepte penallti në favor të Austrisë.
Penallti u ekzekutua saktë nga ana e sulmuesit të Interit, Marco Arnautoviç, për t’i çuar shifrat në 3-1.
Polakët mbeten në vendin e fundit të grupit, pa asnjë pikë, duke qenë kështu thuajse jashtë ‘Euro 2024’.
Ndërsa nga ana tjetër, me këtë fitore Austria ngjitet në kuotën e 3 pikëve dhe pret të përballet me Holandën në sfidën e fundit të saj, që do të vendosë edhe ‘fatin’ e ekipit në Euro 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta