Ministri i Brendshëm francez: Vendi ynë mund të përballet me dhunë gjatë zgjedhjeve

24 Qershor 2024 | 09:32

Franca mund të përballet me trazira civile dhe dhunë në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, tha të hënën ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

“Ka mundësi se do të ketë tensione tejet të mëdha”, tha Darmanin për RTL radio, duke shtuar se autoritetet janë duke u përgatitur për një situatë “shumë të ndjeshme”, pasi votimi do të mbahet më pak se një muaj para Lojërave Olimpike Parisi 2024.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili e tronditi kombin kur njoftoi vendimin për ta shpërndarë Parlamentin francez në fillim të këtij muaji, nuk merr pjesë në zgjedhje.

Megjithatë, këto zgjedhje perceptohen si referendum për fatin e Macronit, i cili dikur shihej si president i aftë për t’i tejkaluar ndarjet politike, por popullariteti i tij ka rënë tani pas disa krizave politike.

“Unë ju besoj”, u tha Macroni votuesve në një “letër drejtuar francezëve”, e cila u publikua të dielën.

Në letër, ai kërkoi ta paraqesë kampin e tij, i cili në sondazhe ngel mbrapa të djathtës ekstreme dhe pas aleancës së porsaformuar majtiste, si shpresën e fundit për stabilitet.

“Unë nuk jam i verbër: jam i vetëdijshëm për krizën demokratike”, shtoi ai.

Macroni e përsëriti gjithashtu se do ta mbajë pozitën e presidentit derisa t’i përfundojë mandati më 2027, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

Më 9 qershor, Macron e shpërndau Parlamentin francez dhe shpalli zgjedhje të parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Franca do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 30 qershor dhe 7 korrik, shkruan REL.

Sondazhet sugjerojnë se ekstremi i djathtë mund të fitojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026