Saimir Tahiri pas daljes nga SPAK: Nuk kam asgjë për të thënë…

24 Qershor 2024 | 15:48

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur ditën e sotme në SPAK ku ka qendruar rreth 2 orë e gjysmë. Ai është shoqëruar në ambientet e prokurorisë nga avokati Maks Haxhia.

“Nuk kam asgjë për të thënë”,-tha ai pas daljes nga prokuroria.

Mësohet se SPAK po kryen një hetim pasuror ndaj ish-ministrit të brendshëm.

Sipas raportimit të gazetarit  të Euronews Albania, Eni Ferhati, më herët në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka pyetur edhe disa biznesmenë me të cilët familjarët e ish-ministrit Tahiri kanë patur transaksione financiare.

Kujtojmë se më 4 shkurt të vitit 2022,Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pas një seance të gjatë, dënoi Tahirin me pesë vjet burg për “shpërdorim të detyrës”.

Për shkak se Tahiri pranoi gjykimin e shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave të tjera të ngritura nga Prokuroria si: “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Dënimin prej 16 muajsh e ka vuajtur në burgun në Kosovë të Lushnjës.

Ish-ministri i brendshëm, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët Tahiri ka lidhje farefisnore. Ata janë të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe ky grup është duke u hetuar edhe në Itali.

Asokohe, në aktakuzë, Prokuroria përmendte katër episode të trafikimit të drogës drejt Italisë, ku sipas hetuesve ishte përfshirë edhe ish-ministri. Për këtë akuzë u kërkua dënimi me 12 vjet burg. Për shkak të mungesës së provave, Gjykata e dënoi vetëm për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e kundërshtoi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi ta kthej çështjen në shkallën e parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026