Qeveria kolumbiane nis negociata për t’i dhënë fund një lufte 60-vjeçare me rebelët 

25 Qershor 2024 | 07:50

Qeveria kolumbiane dhe grupi i armatosur Segunda Marketalia filluan sot bisedimet e paqes si pjesë e përpjekjeve të presidentit Gustavo Petro për t’i dhënë fund luftës 60-vjeçare të vendit të tij.

Segunda Marketalia është një fraksion disident i rebelëve tashmë të çmobilizuar të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), udhëheqësit e të cilëve fillimisht ranë dakord për një marrëveshje paqeje në vitin 2016, por u rikthyen në armët tre vjet më vonë, duke cituar një ngecje, raportoi Reuters.
Raundi fillestar i negociatave në Karakas të Venezuelës do të zgjasë deri më 29 qershor.

“Segunda Marketalia tashmë kishte përvojën që marrëveshja e paqes nuk ishte zbatuar siç duhet”, tha kreu i ekipit të saj negociator, Walter Mendoza, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2016.

Ai theksoi se tejkalimi i situatës është “në dorën e shtetit dhe të gjitha institucioneve të tij, veçanërisht qeverisë aktuale”.

Kreu i ekipit negociator të qeverisë, Armando Novoa, i tha një agjencie britanike të lajmeve në fillim të këtij muaji se Kolumbia shpreson të nënshkruajë dhe të fillojë zbatimin e një marrëveshje paqeje me Segundo Marketalia përpara se Petro të largohet nga detyra pas pak më shumë se dy vjetësh.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026