Sonda e Kinës kthehet në Tokë me mostrat e para nga pjesa e largët e Hënës

25 Qershor 2024 | 09:31

Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën në Tokë, duke e bërë Kinën vendin e parë në botë që sjell mostra guri dhe dheu nga pjesa e largët e Hënës.

Sonda zbarkoi në veri të Kinës të martën pasdite, sipas kohës lokale.

Shkencëtarët kinezë parashikojnë se mostrat e marra nga Hëna do të përfshijnë gurë vullkanin 2.5 miliardë vjet të vjetër, si dhe materiale të tjera për të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dallimeve gjeografike mes dy anëve të hënës.

Derisa misionet amerikane dhe sovjetike kanë mbledhur mostra nga pjesa e afërt e hënës, misioni kinez u bë i pari që grumbullon mostra nga pjesa e largët e saj.

Pjesa e afërt ajo që e shohin nga Toka, ndërsa pjesa e largët është e kthyer kah hapësira kozmike. Pjesa e largët njihet gjithashtu edhe për bjeshkë dhe gropa, për dallim nga pjesët kryesisht të rrafshëta që shihen në pjesën e afërt.

Sonda ishte nisur nga toka më 3 maj, ndërsa udhëtimi i saj zgjati 53 ditë. Sonda ka gërmuar në hënë dhe ka nxjerr gurë nga sipërfaqja e saj.

Mostrat “pritet të ofrojnë përgjigje për njërën prej pyetjeve më thelbësore në hulumtimet shkencore të hënës: çfarë aktiviteti gjeologjik është përgjegjës për dallimet mes dy pjesëve të saj?” tha Zongyu Yue, gjeolog në Akademinë e Shkencave të Kinës, në një komunukatë të lëshuar në Innovation Monday, shkruan REL.

Në vitet e fundit Kina ka kryer misione të shumta me sukses në hënë, duke mbledhur mostra nga pjesa e afërt e hënës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026