SHBA përgënjeshtron Hezbollahun: S’e ndalojmë dot Izraelin në sulmojë Libanin
I dërguari i SHBA-së Amos Hochstein u tha zyrtarëve libanezë gjatë një vizite në Bejrut se grupi militant libanez Hezbollah e ka gabim kur mendon se SHBA mund të pengojë Izraelin të sulmojë Libanin nëse grupi vazhdon të sulmojë territorin izraelit, thanë burime të mirëinformuara për portalin amerikan “Axios”.
Hochstein i kërkoi kryetarit të parlamentit libanez t’i përcjellë një mesazh udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah se supozimi i tij se SHBA-ja kontrollonte Izraelin ishte i gabuar, thanë burimet.
Sipas burimeve, Hochstein tha se Hezbollahu duhet të negociojë në mënyrë indirekte me Izraelin, në vend që të rrisë tensionet.
Një diplomat perëndimor i paidentifikuar tha se pas vizitës së Hochstein, Hezbollahu dërgoi mesazhe në SHBA përmes palëve të treta duke thënë se megjithëse grupi nuk dëshironte luftë, ishte gjithashtu i sigurt se mund t’i jepte një goditje të rëndësishme Izraelit nëse Libani sulmohej.
Hochstein udhëtoi për në Liban javën e kaluar nga Izraeli pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Galant.
“Situata është serioze. Ajo që Presidenti Biden dëshiron të bëjë është të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm në një luftë më të madhe”, tha Hochstein përpara se të largohej nga Bejruti të martën e kaluar për të takuar Netanyahun për herë të dytë në Jerusalem.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës