Greqia gati për hapjen e turizmit, Rezhda: Shpresë e shtuar për ekonominë

5 Prill 2021 | 15:08

Nga dita e sotme, në Greqi dyqanet e vogla me pakicë që shesin mallra jo-thelbësore  rihapin dyert për t’i shërbyer konsumatorëve pas muaj të tërë izolimi.

Masa përjashton qendrat tregtare dhe dyqanet në zonën e Athinës, Selanikun ku do të qëndrojnë të mbyllura.

Gjithsesi, lehtësimi i masave ka ngjallur shpresën tek qytetarët dhe kjo pritet të reflektojë në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ekspertja ligjore dhe njëkohësisht përfaqësuese e shqiptarëve në Selanik, Anila Rezhda, tha se qeveria greke ka caktuar datën 14 maj për hapjen e sezonit turisik.

Por, ky komunikim thotë ajo është i shoqëruar me një shënim, në të cilin theksohet se kjo do jetë e mundur nëse përmirësohet situata.

“Këto masa e lodhin qytetarin, por janë komerdarja që mund të shpëtojë situatën ekonomike. Në një komunikim zyrtar të qeverisë greke u tha në “14 maj çelim  sezonin turistik”, por çdo njoftim zyrtar këtej e tutja shoqërphet me një nëntekst, i cili thotë gjithmonë po na lejuan kushtet. Data zyrtare e hapjes së turizmit është 14 maj. Ky komunikim u dha shumë gëzim zonave turistike”, tha ajo.

Znj. Rezhda thekson se ky është një lajm i mirë edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët punojnë në sektorin e turizmit.

Referuar parashikimeve të institucioneve të shteti fqinj, znj. Rezhda u shpreh për Euronews Albania se kriza që ka shkaktuar Covid-19 mund të tejkalohet në vitin 2022.

“Ka shumë shqiptarë që punojnë në këtë sektor dhe dëshirojmë, që kjo datë të shënojë hapjen e turizmit. Ka rritje të papunësisë dhe kjo shkon paralelisht me shtetasit shqiptarë dhe ato grekë. Dëmet e ekonomisë parashikohet të jenë të tejkalueshme në vitin 2022”, tha ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026