Shefi i Pentagonit bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes të Rusisë

26 Qershor 2024 | 07:30

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e mbajtjes hapur të linjave të komunikimit, njoftoi Pentagoni. Ky është komunikimi i parë në më shumë se një vit. Palët ofruan vështrime të ndryshme lidhur me bisedën telefonike.

Zoti Austin e nxiti bisedën telefonike, e para që nga marsi i vitit 2023, tha për shtypin zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se zoti Belousov e paralajmëroi Sekretarin Austin për rrezikun e vazhdimit të furnizimit të Ukrainës me armë amerikane në konfliktin 28-mujor me Rusinë.

“Belousov vuri në dukje rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës përmes furnizimit të vazhdueshëm të ushtrisë ukrainase me armë amerikane”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, aneksimi i katër prej rajoneve të saj dhe përparimet e ngadalshme në pjesën lindore, i kanë dëmtuar marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, niveli më i ulët që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitin 1962.

Moska tha gjatë fundjavës se Shtetet e Bashkuara ishin përgjegjëse për një sulm ukrainas në gadishullin e Krimesë, me pesë raketa të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, ku u vranë katër persona.

Furnizimi i Ukrainës me armë amerikane rifilloi në muajin prill pas miratimit nga Kongresi të një pakete ndihme prej 61 miliardë dollarësh. Shtetet e Bashkuara thonë se i mbështesin kërkesat e Ukrainës për tërheqjen e trupave ruse dhe respektimin e kufijve të vendosur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shkruan VOA.

Gjatë bisedës së Sekretarit Austin në vitin 2023 me shefin e atëhershëm të mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu, shefi i Pentagonit tha se i kishte komunikuar homologut rus sjelljen e rrezikshme të pilotëve luftarakë rusë që shkaktuan rrëzimin e një droni amerikan në Detin e Zi afër Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026