OBSH: 31% e të rriturve inaktiv, rrezikohen nga disa sëmundje
Rreziku për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare si sulmet në zemër apo goditjet në tru, diabeti i tipit 2 apo demencia janë disa nga sëmundjet që favorizohen nga mungesa e aktivitetit fizik.
Për specialistët shqetësuese, mbeten pabarazi midis gjinisë dhe moshës. Inaktiviteti fizik është akoma më i zakonshëm tek femrat në nivel global krahasuar me meshkujt, me përqindje të pasivitetit prej 34% krahasuar me 29%. Për më tepër, njerëzit mbi 60 vjeç janë më pak aktivë se të rriturit e tjerë,
Ndaj edhe ekspertët vënë theksin tek rëndësia e promovimit të aktivitetit fizik për të rriturit e moshuar.
Pavarësisht rezultateve shqetësuese, Studimi tregoi se pothuajse gjysma e vendeve të botës kanë bërë disa përmirësime gjatë dekadës së fundit dhe 22 vende u identifikuan si të mundshme për të arritur objektivin global të reduktimit të pasivitetit me 15% deri në vitin 2030, nëse trendi i tyre vazhdon me të njëjtin ritëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të kenë 150 minuta me intensitet të moderuar, ose 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të fuqishëm, ose ekuivalente, në javë.
LEXO GJITHASHTU:
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë