Polonia kërkon ushtarë, frikë nga lufta me Rusinë

26 Qershor 2024 | 18:41

Ushtria polake ka nisur një iniciativë për të tërhequr  të rinjtë e vendit,  për t’i trajnuar ata me rigorozitet për të mbrojtur atdheun e tyre kundër agresionit të mundshëm nga Rusia.

Stërvitja  me ushtrinë është një kamp 28-ditor që ofron trajnime bazë për personat  mbi 18 vjeç, shumë prej të cilëve janë të sapodiplomuar nga shkolla e mesme.

 Sipas zyrtarëve, pjesëmarrësit do të paguhen 1,400 €.

 Ushtria prezantoi skemën në kërkim të rekrutëve ndërsa Polonia zgjeroi ushtrinë e saj prej 198,000 anëtarësh. Masë e ndërmarrë përballë agresionit rus në Ukrainën fqinje – gjë që ka ngritur frikën se Vladimir Putin mund të ketë plane për vende të tjera që dikur ishin në sferën e ndikimit sovjetik.

 Zyrtarët thonë se ka pasur interes të madh për programin, i cili po zhvillohet në 70 zona në të gjithë Poloninë.

 Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 ka ngjallur një impuls tek polakët për të mbrojtur kombin, tha një zëdhënës në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në fund të stërvitjes, vullnetarët do të bëjnë një betim ushtari në të cilin betohen “për t’i shërbyer me besnikëri Republikës së Polonisë … edhe me çmimin e humbjes së jetës ose gjakut “. Ata që zgjedhin një jetë ushtarake mund të bashkohen me një degë të shërbimeve të armatosura profesionale,  Forcave të Mbrojtjes Territoriale ose të jenë në gatishmëri si rezervistë.

Aksionet e Rusisë shkaktuan shqetësime në rajon çka  ka nxitur një riorganizim të madh të sigurisë nga Deti Baltik në Detin e Zi, duke i detyruar kombet dhe individët të marrin në konsideratë mundësinë e nje lufte . Suedia dhe Finlanda thyen neutralitetin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n dhe vende të tjera po shqyrtojnë mundësinë e rekrutimit të detyrueshëm. Danimarka planifikon të zgjerojë shërbimin ushtarak duke edhe përfshirë gratë. Në Poloni, e cila është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, kërcënimi duket i afërt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan të martën një alarm emergjence pasi morën një raport për një rrjedhje të dyshuar të fosforit të bardhë në...
14:00 | 28/07/2026

Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes

Irani tha se nuk do të lejonte që SHBA-të të përcaktojnë se kur dy vendet do të hyjnë në luftë ose kur do të bëjnë...
13:49 | 28/07/2026

I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet

Ariana Grande ka ngritur një padi kundër hakerëve, të cilët, sipas saj, kanë vjedhur këngë të papublikuara, si dhe foto dhe video private, dhe i...
13:40 | 28/07/2026