Nis punën Komisioni për Dezinformimin, Braçe: Opozitë të na bashkohet
Pas afro dy muaj nga momenti kur u miratua në Kuvend ngritja e tij, këtë të mërkurë është konstituar Komisioni i Posaçëm i dezinformimit, i cili u mblodh me kërkesë të kryetarit, Erion Braçe. Ashtu siç ishte paralajmëruar asnjë nga deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm, as nga grupi parlamentar demokrat e as nga dy grupet e tjera më të vogla opozitare, edhe pse më herët Mesila Doda dhe Fatmir Mediu kishin deklaruar se do të bëheshin pjesë e komisionit.
Gjatë mbledhjes ku ishte e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit Nikolla, Braçe u shpreh se në fokus të këtij organi parlamentar do të jetë fenomeni i dezinformimit si një rrezik për sigurinë kombëtare.
Një ftesë për kolegët e opozitës që bashkohen në punën e këtij komisioni kishte dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi.
Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin do të funksionojë për një afat kohor 1-vjeçar, dhe synon të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike duke nisur nga fushatat e dezinformimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta