Debati Biden-Trump, ndiqni live në Euronews Albania përballjen për fatin e SHBA

27 Qershor 2024 | 23:07

Ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet debati i parë Presidencial mes ish-Presidentit Donald Trump dhe Presidentit actual Joe Biden.

Euronews Albania do të përcjellë në kohë reale këtë debat në moderimin e gazetarit Franko Egro.

‘Përplasja’ në Atlanta mes Joe Biden dhe Donald Trump ka shanse të kthehet në debatin presidencial që do të përcaktojë fatin e Shteteve të Bashkuara.

Për herë të parë, një president në detyrë dhe një ish-president do të përplasin brirët përpara miliona shikuesve, në një takim që do të mbahet edhe më herët se konventat e partive.

Debati që do të zhvillohet në studiot e CNN do të përbëjë momentin kyç për një proces zgjedhor ku kandidatët do të maten kokë më kokë dhe është shansi më i mirë për Biden që të nxisë rizgjedhjen e tij, gjë që konsiderohet si shumë e vështirë, në një kohë kur ai po rreket që të bindë votuesit se ka rikthyer normalitetin politik dhe ekonomik që premtoi në vitin 2000.

Ndërsa për Trump, në lojë është përpjekja e tij për të penguar transferimin paqësor të pushtetit bazuar në pretendimet e rreme për manipulim të zgjedhjeve të vititi 2020, si dhe premtimi i tij për të sjellë një presidencë të paparë më parë, me një hakmarrje personale nëse rizgjidhet në nëntor.

Karakteristika e njeriut të fortë që i shkon Trump, e mishëruar nga deklarata e tij përpara Gjykatës Supreme se presidentët kanë fuqi të pakufizuara, si dhe linjat e tij të ashpra sa i takon emigracionit, ekonomisë dhe politikës së jashtme mund të sjellin një çoroditje masive.

Demokratët janë të dëshpëruar që Biden, 81 vjeç, të tregojë shenja gjallërie dhe mprehtësie përballë shqetësimeve për moshën e tij. Ndërsa aftësia më e madhe e 78-vjeçarit Trump është të jetë vetvetja gjatë performancës, gjë që mund të vërtetojë qëndrimin e Biden se ai “nuk ka lidhje” me presidencën.

Gjithashtu, Biden pritet ta godasë Trump për abortin dhe admirimin e tij për diktatorët. Ndërsa Trump ka sinjalizuar tashmë se do ta portretizojë Amerikën e Biden në një aspekt distopik, ku ka vuajtje dhe padrejtësi për shkak të emigracionit të pakontrolluar, valës së kriminalitetit dhe problemet ekonomike.

Debatet presidenciale jo gjithmonë vendosin se kush fiton në nëntor, por tensioni që rrethon debatin e këtij viti në qershor dhe jo në shtator ose tetor sikurse bëhet zakonisht, është i prekshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026