Meloni kundër zyrtarëve të BE. Refuzon marrëveshjen e partive pro-evropiane
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni , nuk ka pranuar marrëveshjen për ndarjen e posteve kryesore të BE-së midis partive kryesore pro-evropiane, duke thënë se ajo injoroi zhvendosjen djathtas të bllokut.
Në një fjalim në parlamentin italian, Meloni tha se marrëveshja e vendeve të punës pasqyronte një pikëpamje se “qytetarët nuk janë mjaft të pjekur për të marrë vendime të caktuara”.
Gjashtë liderë evropianë, duke përfshirë Emmanuel Macron të Francës, Olaf Scholz të Gjermanisë dhe Donald Tusk të Polonisë, konfirmuan një plan për të emëruar politikanen e qendrës së djathtë Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian dhe ndarjen e dy posteve të tjera kyçe mes socialistëve dhe liberalët Antonio Kosta president i Këshillit Europian dhe Kaja Kallas Perfaësuese e Politikes së jashtme të be.
Meloni është presidentja e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, i cili është bërë grupi i tretë më i madh i parlamentit , më i madh se grupi liberal i Macron, Por grupi i euroskeptike u la jashtë marrëveshjes së vendeve kryesore.
Kryeministrja e Italise e cilesoi BE-në një “gjigant burokratik” zgjedhjet e të cilit u diktuan nga ideologjia.
Megjithë acarimin e Melonit dhe kundërshtimin e drejtpërdrejtë të kryeministri hungazrez Orbanit, shumica e liderëve të BE-së që takohen këtë të enjte pritet të konfirmojnë marrëveshjen për postet kyçe te unionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta