Sekuestrohen 111 mijë paund në portin e Durrësit, procedohen 2 persona

28 Qershor 2024 | 14:03

Goditet në PKK Port, Durrës, 1 rast i mosdeklarimit të parave të dyshuara me burim krimin dhe 1 rast i kontrabandimit të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Në hyrje të Shqipërisë janw sekuestruar 111 000 paunde dhe mallra me vlerë 900 euro.  Ndërsa janë proceduar penalisht 2 persona që transportonin paratë dhe mallrat, me automjete me targa britanike.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Mbretërisë se Bashkuar dhe Irlandës se Veriut, për shkëmbimin e informacionit për qëllime që lidhen me emigracionin, si dhe në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për ngritjen dhe funksionimin me kohë të plotë të Task-Forcës së Përbashkët ndërmjet Policisë se Shtetit dhe Autoriteteve Britanike, për Migracionin, shërbimet e Policisë Kufitare, autoritetet doganore, specialistët për Hetimin e Krimeve të drejtorive vendore të Policisë dhe ekspertët e kompanisë së skanimit S2, të koordinuar me përfaqësuesit e Ambasadës se Mbretërisë se Bashkuar, në Shqipëri, janë angazhuar për finalizimin e operacionit policor mbarëkombëtar, të koduar “Portat”, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Gjatë kësaj faze të operacionit, në bazë të analizës së riskut dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet 2 partnerëve, në PKK Port, Durrës, në hyrje të Shqipërisë, u kaluan për kontrolle në vijë të dytë:

-mjeti bizarke, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues shtetasin N. V., 47 vjeç, banues në Klos. Nga kontrollet në këtë mjet dhe në 8 automjetet që transportoheshin me të, u gjetën në total 111 000 paunde, të padeklaruara konform ligjit dhe të dyshuara me burim krimin. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin dhe u sekuestrua më cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve;

-mjeti tip “Audi”, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues një shtetas shqiptar me qëndrim në Angli. Nga kontrollet në këtë mjet, u gjetën mallra për të cilat paguhet akcizë, me vlerë rreth 900 euro. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, mallrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia e Shtetit është plotësisht e angazhuar që në kuadër të operacionit “Portat”, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar, të marrë të gjitha masat për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari të kundërligjshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar, të cilat cenojnë sigurinë publike dhe atë të qytetarëve të këtyre vendeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, do të mbajnë...
19:40 | 05/07/2026

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit....
19:17 | 05/07/2026

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026