Eksploro Durrësin me motor, guidat e reja turistike po tërheqin turistët e huaj

28 Qershor 2024 | 16:27

Me shtimin e numrit të turistëve, Durrësi po shton edhe shërbimet që po u ofron, atyre që kanë zgjedhur qytetin bregdetar si destinacion për të kaluar pushimet e tyre verore. Risia e këtij sezoni veror, janë motorët me katër rrota. Një “revolucion” i guidave turistike, që po sfidon guidat “tradicionale”, duke ofruar një mënyrë ndryshe, për të eksploruar thesaret e qytetit 3000-vjeçar.

“Na lindi ideja që t’i provojmë motorët ATV në qytetin e Durrësit, duke parë që mungon aktiviteti për turistët. Organizojmë ture në Kallm, që zgjasin 90 minuta, Sektorin e Rinisë, që zgjat 3-4 orë dhe ‘full day tour’ që është Kepi i Rodonit” tha Xhersi Kurti punonjës në një guidë turistike

Nga rrugët urbane dhe plazhi tek ullishtet dhe vreshtat, për turistët, “joshja” qëndron në sensin e aventurës, që këto ekspedita ngjallin.

“Ishte shumë qejf ky tour ‘off road’. Pluhuri, era nëpër flokë, ishte shumë qejf dhe tani si përfundim kjo pamje e mrekullueshme, e rekomandoj 100%”, tha njw turiste.

“Ne jemi një grup të rinjsh që vijmë nga Franca, është hera e parë që vizitojmë vendin tuaj. Na pëlqen shumë këtu dhe ky tour ishte fantastik. Mendoj që është një mënyrë e mirë, që ta njohim natyrën e vendit tuaj edhe duke eksploruar”, tha njw turiste.

Por cilët janë adhuruesit e historisë, aventurës dhe adrenalinës?

“Është një grupmoshë që fillon nga 20-22 deri në moshën 45 vjeç. Pjesa më e madhe janë të huaj. Në fundjavë mbizotërojnë shqiptarët, ndërsa gjatë javës punojmë më shumë me të huajt. Kemi shumë grupe franceze, nga Anglia, Holanda, Norvegjia, polakë gjithashtu dhe çekë, që kanë mbizotëruar vjet”, tha Kurti.

Në qendër të çdo ekspedite janë guidat e ekspertëve vendas, të njohur mirë me historinë e Durrësit.

Ata rrëfejnë për turistët pjesëza të historisë së çdo vendi që vizitojnë, duke ofruar një përzierje të njohurive kulturore me hijeshinë natyrore të qytetit bregdetar.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar një traditë të veçantë ndërsa...
17:53 | 05/07/2026

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026