Fizioterapisti: Në Jug të kap ngërçi më shumë sesa në Durrës, ja pse
Noti është një sport me një komponent kryesisht kardiorespirator. I përket aktiviteteve fizike të qëndrueshme dhe përgjithësisht konsiderohet të jetë me rrezik të ulët lëndimi. Për shkak të këtyre karakteristikave, noti përdoret shpesh në rehabilitimin pas ngjarjeve traumatike dhe kirurgjikale.
Megjithatë, noti mund të mos jetë aktiviteti ideal për ata me çrregullime muskuloskeletore, veçanërisht me origjinë posturale. Kjo për faktin se është një aktivitet sportiv që praktikohet pothuajse tërësisht pa peshë.
Fizioterapisti Kleton Kadillari shpjegoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se çfarë e shkakton ngërçin teksa jemi duke notuar apo si mund ta lehtësojmë këtë gjendje ndërsa jemi në ujë.
Ai tregoi se në plazhet e jugut ndodh të na zërë më shpesh ngrëci për shkak të temperaturës më të ulët të ujit.
“Mungesa e qarkullimit të gjakut me fluksin e duhur brenda një muskuli e bën atë që të kontraktohet dhe të mos bëjë lëvizjet e duhura. Në det nuk të del koha të bësh masazh kur të zë ngërçi, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të qetësohen dhe të mundohen ta mbledhin atë muskul dhe të jetë i kontraktuar. Më mirë të mbyllet si muskul dhe kjo do ta lirojë gradualisht, në rastin e gishtave të këmbës mjafton t’i shtrijnë përpara. Nëse vjen nga një temperaturë 35 gradë dhe bën plazh në detet e jugut që janë shumë të ftohtë dhe ky kontraktim i menjëhershëm bën që enët e gjakut të ngushtohen. Në jug të zë më shumë ngërçi për shkak të temperaturës së ulët të ujit”, tha ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte