SHBA: Kemi shkatërruar 7 dronë të rebelëve Huthi

29 Qershor 2024 | 11:58

Forcat amerikane kanë shkatërruar shtatë dronë dhe një makinë kontrolli në zonat e Jemenit të kontrolluara nga rebelët Huthi, tha ushtria amerikane.

Sulmet u kryen për shkak se dronët dhe makina “paraqisnin kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj forcave të koalicionit të SHBA-së dhe anijeve tregtare në rajon”, tha Komanda Qendrore amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, kanë shënjestuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori i vitit 2023. Rebelët kanë thënë se sulmet po kryhen në solidaritet me palestinezët, gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Një ditë më herët, zëdhënësi i rebelëve Huthi, Yahya Saree, mori përgjegjësinë ndaj sulmeve të katër anijeve, përfshirë një “sulmi direkt” ndaj cisternës Delonix në Detin e Kuq, duke pretenduar se në operacion janë përdorur një numër i raketave balistike.

Megjithatë, Marina e Mbretërisë së Bashkuar tha se pesë raketa janë hedhur “në afërsi” të kësaj anijeje dhe nga sulmi nuk janë raportuar dëme.

Në dhjetor, SHBA-ja njoftoi për një nismë për mbrojtje detare, me synim që të mbrojë anijet në Detin e Kuq nga sulmet e rebelëve jemenas. Këto sulme kanë detyruar shumë anije të ndryshojnë rrugë dhe të shmangin këtë hapësirë, përmes së cilës kalon 12 për qind e tregtisë globale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026