SHBA i kërkon Iranit të mos furnizojë me armë rebelët Huthi
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që të ndalë transferimin e sasisë së “paprecedent” të armëve për rebelët jemenas, Huthi, që u mundësojnë rebelëve të kryejnë “sulme të pamatura” ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe gjetkë.
Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, tha se nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dëshiron të bëjë përparim drejt dhënies fund të luftës civile në Jemen, duhet që në mënyrë kolektive “ta bëjë të qartë rolin destabilizues të Iranit dhe të insistojmë se ai nuk mund të fshihet prapa rebelëve Huthi”.
Ai tha se ka dëshmi të shumta që vërtetojnë se Irani u jep rebelëve Huthi armë të avancuara, përfshirë raketa balistike dhe lundruese. Kjo, sipas Wood, është në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga OKB-ja.
“Për të nënvizuar shqetësimin e Këshillit sa i përket shkeljeve të vazhdueshme të embargos së armëve, ne duhet të bëjmë më shumë që të mos shmangen sanksionet dhe të ndalim shkelësit”, tha Wood.
Rebelët Huthi kanë thënë se sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit synojnë t’i bëjnë presion Izraelit që t’i japë fund luftës së tij ndaj Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë, që ka lënë të vrarë më shumë se 35.000 palestinezë.
Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë