SHBA: Huthët kanë sulmuar me raketa një anije në Gjirin e Adenit

5 Mars 2024 | 09:34

Ushtria amerikane tha se rebelët e lëvizjes jemenase Huthi kanë sulmuar me raketa një anije tregtare në Gjirin e Adenit.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, anija M/V MSC SKY II pësoi “dëme”.

Sipas raportimeve të para, në bordin e anijes nuk ka pasur të lënduar si pasojë e këtij sulmi. Anija, që është e regjistruar në Liberi dhe ishte nën pronësi zvicerane, nuk ka kërkuar ndihmë pas sulmit dhe ka vazhduar rrugëtimin, tha Komanda amerikane.

Një ditë më herët, rebelët e Huthit, që mbështeten nga Irani, thanë se kanë sulmuar një anije “me një numër raketash detare”.

Huthët kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq që nga nëntori i vitit të kaluar, në mbështetje të palestinezëve pas nisjes së luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria amerikane tha se Huthët kanë lëshuar disa raketa nga Jemeni drejt jugut të Detit të Kuq. Megjithatë, raketat ranë në ujë dhe nuk dëmtuan asnjë anije tregtare apo anije të Marinës amerikane.

Ushtria amerikane tha se forcat e saj kanë kryer sulme “vetëmbrojtëse” kundër dy raketave që paraqitën “një kërcënim të menjëhershëm” ndaj një anijeje tregtare dhe anijeve të Marinës amerikane në rajon, u tha në deklaratë, shkruan REL.

SHBA-ja dhe Britania kanë kryer sulme kundër caqeve të Huthëve në Jemen dhe e kanë kthyer këtë lëvizje jemenase në listën e grupeve terroriste.

Sulmet e Huthëve kanë penguar tregtinë globale, duke detyruar anijet që të ndryshojnë rrugët, duke përdorur rrugë më të gjata, gjë që ka rritur çmimet e transportit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026